Më 29 shtator, shënohet “Dita Botërore e Zemrës”, një ditë ndërkombëtare që për qëllim ka rritjen e ndërgjegjësimit mbi shëndetin e zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Me moton e këtij viti “Ndihmo Zemrën Tënde”, kjo ngjarje synon të inkurajojë njerëzit të kujdesen më mirë për zemrën e tyre, përmes stilit të jetesës së shëndetshme, ushqimit të balancuar dhe aktivitetit fizik të rregullt.
Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë, por shumica e tyre mund të parandalohen përmes ndryshimeve të thjeshta në mënyrën e jetesës. Në këtë ditë, organizatat shëndetësore dhe profesionistët mjekësorë, promovojnë praktika për uljen e rrezikut, si kontrolli i presionit të gjakut, reduktimi i konsumit të duhanit dhe ndjekja e një diete të pasur me fruta dhe perime.
‘Dita Botërore e Zemrës’ na shërben si një kujtesë për secilin prej nesh që të mbrojmë zemrën dhe të promovojmë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.