“Youth Speak – Question Time” (Rini Flisni – Koha e Pyetjeve) quhet aktiviteti i radhës që do të realizohet nesër (25.10.18), në DokuKino në Prizren, qëllimi i së cilës është fuqizimi i rinisë në Kosovë.
Ky aktivitet synon të inkurajoj bisedime serioze publike për çështje të rinisë, si potencialet dhe investimet me përfshirjen e profesionistëve, mbulimin televiziv kombëtar që përfshin dhe inkurajon një kulturë të të menduarit konstruktiv.
Gjatë aktivitetit në fjalë do të organizohen katër panele diskutimi. Paneli i tretë do të mbahet në Prizren rreth çështjeve për të rinjtë dhe të rejat në këto tri tema: Punësimi, Vullnetarizmi dhe Shëndeti si dhe Mirëqenia.
Përmes pjesëmarrjes në diskutime të rregullta jo-formale publike do të fuqizohet shprehja e mendimit të lirë dhe demokratik.