‘Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit’ shënohet sot (07.06.21) dhe synon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, aksesin në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 73/250, më 20 dhjetor të vitit 2018, për caktimin e ‘Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit’ dhe një vit më vonë, kjo datë u shënua me aktivitete të ndryshme, duke vënë në pah përfitimet nga ushqimi i sigurt, për të gjithë.
Ekspertët shëndetësor nënvizojnë se ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë, të cilat janë dy qëllimet kryesore të Agjendës, deri në vitin 2030.