Sesionet për ndryshimet e klimës janë duke vazhduar edhe më tutje. GAIA Kosovo në bashkëpunim me YMCA, sot (28 maj), tek Asambleja Komunale në Deçan, organizojnë sesionin e radhës i cili fillon në ora 11:00, me një animacion të shkurtër, rreth ndryshimeve klimatike dhe pastaj do të zhvillohet një prezantim për ndryshimet klimatike, drejtësinë klimatike si dhe ndryshimet klimatike në Kosovë.
Në fund të këtij sesioni do të tregohen edhe mundësi të ndryshme për punë vullnetare në Kosovë si dhe jashtë vendit përmes GAIA-s. Diskutimi në fjalë do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.