Data e sotme (30 maj), na fton të bashkëbisedojmë mbi sëmundjen e Sklerozës Multiple (MS), e cila është një sëmundje kronike progresive, ku dëmtohen mbulesat izoluese të sistemit nervor. Kjo sëmundje njihet gjithashtu si encephalomyelitis disseminata dhe simptomat e saj përfshijnë dobësi të muskujve, shikim të dyfishtë, si dhe probleme mendore e fizike. Për shkak të mungesës së mjaftueshme të studimeve kërkimore mbi këtë sëmundjen, shkaqet e sakta të saj janë përgjithësisht të panjohura.
Shumë shkencëtarë besojnë se mund të ketë një lidhje midis fillimit të sëmundjes dhe gjeneve ose mosfunksionimit të qelizave nervore. Për më tepër, ende nuk ka një kurë të përhershme. Simptomat mund të lehtësohen duke përdorur grupin e duhur të trajtimeve dhe mjekimeve.
Simptomat me MS, përfshijnë spazma muskulore, probleme me të folurin dhe gëlltitjen, probleme me koordinimin dhe ekuilibrin, depresionin, ndryshimet e humorit, e kështu me radhë.







