Organizatat Joqeveritare (OJQ) luajnë një rol thelbësor në shoqëri duke mbrojtur të drejtat e njeriut, ofruar ndihmë humanitare, promovuar arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ato veprojnë të pavarura nga qeveritë dhe shpesh janë zë i komuniteteve më të cenueshme, nga ndihma humanitare dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, te arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja e mjedisit, OJQ-të janë shpesh në vijën e parë të përballjes me sfidat që prekin shoqëritë moderne.
Prandaj, duke parë rëndësinë e tyre, çdo vit me 27 shkurt, shënohet “Dita Botërore e OJQ-ve”, një ditë globale që vlerëson rolin vendimtar të organizatave joqeveritare në ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më të qëndrueshme.
Kjo ditë rikujton sfidat me të cilat përballen këto organizata, si mungesa e fondeve dhe presionet politike, duke bërë thirrje për më shumë mbështetje dhe bashkëpunim.
Në një botë të ndërlidhur dhe plot sfida globale, OJQ-të mbeten zë i fuqishëm i komuniteteve dhe motor i ndryshimit pozitiv, sepse kur njerëzit bashkohen për një kauzë, ndikimi i tyre mund të kapërcejë çdo kufi.







