Çdo vit me datën 23 mars, shënohet ‘Dita Botërore e Meteorologjisë’, që shënon edhe datën e themelimit të Organizatës Botërore Meteorologjike, në vitin 1950. Kjo ditë synon të ndërgjegjësoj publikun për rëndësinë e parashikimit të ndryshimeve të motit dhe ndryshimeve klimatike, që njerëzit të bëjnë një jetë më të shëndetshme dhe të begatë duke parashikuar ndryshimet e motit.
Që nga themelimi i “Ditës Botërore të Meteorologjisë”, çdo vit caktohet nga një temë me të cilën shënohet ajo, ndërsa tema e sivjetme (2024), është ‘Në vijën e parë të frontit, për veprim ndaj klimës’. Mesazhi i fushatës së sivjetme, ka të bëjë me ambicien, përkushtimin dhe veprimin si nga politikëbërësit ashtu edhe nga të gjithë individët.
Qëllimi i shënimit të kësaj dite, është që të promovojë edhe rolin e meteorologjisë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit si dhe të inkurajojë bashkëpunim midis kombeve në zhvillimin e parashikimit të motit, shërbimeve klimatike dhe fushave të tjera të ngjashme.