Vapa ekstreme mund të shkaktojë rreziqe shëndetësore për drejtuesit e mjeteve motorike, nëse nuk merren masa paraprake. E nëse pashmangshëm duhet të udhëtoni gjatë temperaturave të larta në mesditë, Radio KFOR-i ju sjell disa këshilla të ekspertëve, që mund ti përdorni kur u ekspozoheni temperaturave të larta, derisa jeni duke ngas makinën:
- Në temperatura të larta mund të vështirësohet koha e reagimit, prandaj gjithmonë respektoni kufizimin e shpejtësisë.
- Në rrugë të largëta, aplikoni gjithmonë pushime periodike.
- Përkujdesuni që të mbani në makinë ujë ose lëngje, në mënyrë që të jeni të hidratuar.
- Pasi gjatë verës ka përqendrim më të lartë të rrezeve të diellit, gjithmonë përdorni edhe syze dielli.
- Vishuni rroba të lehta, për të shmangur ndikimin e nxehtësisë.
- Gjithmonë mbani mend që të mos lini kurrë fëmijët ose kafshët shtëpiake pa mbikëqyrje në ndonjë automjet të mbyllur në vapë.
E natyrisht që krahas këtyre, kur keni planifikime që të përshkoni rrugë të gjatë, përkujdesuni që të kontrolloni gjendjen teknike të makinës tuaj, përpara se të niseni.







