Muzika ka qenë pjesë e pandashme e jona qysh nga krijimi i njerëzimit. Si fëmijë muzika na prezantohet përmes ninullave që ndihmojnë në gjumin e fëmijës dhe jo vetëm, muzika ka edhe karakter qetësues dhe prandaj jep efekt të menjëhershëm tek foshnjat.
Të dëgjuarit e muzikës ndihmon edhe në aspekte të tjera, sipas një studimi, i njohur si “Efekti Mozzart”, është treguar se disa forma të muzikës luajnë rolin e ushtrimeve për trurin tonë, vënë në funksion qeliza të caktuara nervore duke iu mundësuar të pranojnë informacione të reja në mënyrë më efiqiente. Në vitin 2010 përmes një studimi u konstatua se nëse mësoni të luani një instrument kjo do ta zhvillojë trurin tuaj në një masë të caktuar, që do të ndikojë edhe në lehtësimin e kuptimit dhe mësimit të gjuhëve të huaja.
Muzika ka edhe karakter shërues dhe tashmë përdoret në seanca të ndryshme nga ekspertët e kësaj fushe, por përveç kësaj, kohëve të fundit në shumë salla të operimit është bërë pjesë edhe muzika klasike që po del ti ndihmojë jo vetëm doktorët në punën e tyre por edhe pacientët ndihen më të lehtësuar pasi kanë dëgjuar muzikë.
Por, e mira e muzikës është se ekzistojnë shumë zhanre e shumë forma të saj, për çdo ndjenjë e emocion që përjetojmë ka një lloj muzike që na bën të ndihemi edhe më mirë.