Të lexuarit është një prej formave kryesore të zhvillimit tek fëmijët, por me zhvillimin e teknologjisë leximi si formë e të mësuarit është më pak i preferuar nga fëmijët.
Sipas psikologes, Antigona Qenaj faktorët që ndikojnë në uljen e motivimit tek fëmijët, në rast konkret që lidhen me ndërtimin e shprehive të mira, mund të jenë modelet negative si p.sh.: “Të prindërve ose kujdestarit, shokëve, apo të personazheve të ekranit. Gjithashtu, mungesa e mbikëqyrjes dhe mbështetjes prindërore, derisa të jetë krijuar shprehia. Një nga faktorët tjerë që ndikojnë në uljen e motivimit për krijimin e shprehive, natyrisht është edhe kalimi i kohës së pakontrolluar para ekraneve dhe shkëputja nga aktivitetet e botës reale.”
Prandaj, ekspertët japin disa këshilla sesi të nxisni fëmijën tuaj të lexojnë më shumë: ftoni fëmijën tuaj të ndjekë rutinën e leximit, vendosni kohë të caktuar çdo ditë për të lexuar së bashku, ofroni libra që janë të përafërt me interesat e fëmijës suaj, nëse fëmija juaj është i interesuar për kafshët, mund t’i ofroni një libër për kafshë. Bëni leximin një aktivitet familjar, kur fëmijët shohin se prindërit e tyre duan të lexojnë, ata janë më të ndikuar të bëjnë të njëjtën gjë, jepni lavdërime për çdo përpjekje që fëmija juaj bën për të lexuar. Lavdërimi i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh në besimin e fëmijës suaj në aftësinë e tyre për të lexuar.