Inxhinieria nuk ka gjini dhe 23 qershori vjen për ta dëshmuar këtë. Në ‘Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri’, bota kthen sytë nga kontributi i çmuar i grave që po formësojnë të ardhmen e teknologjisë dhe shkencës. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por edhe një thirrje e hapur për të frymëzuar vajzat dhe gratë që të guxojnë të përfshihen në inxhinieri dhe të sjellin perspektiva të reja, më shumë kreativitet dhe zgjidhje më të zgjuara për sfidat e shoqërisë dhe ekonomisë moderne.
‘Dita Ndërkombëtare e Grave në Inxhinieri’ mbetet një mundësi e rëndësishme për të vlerësuar punën e tyre dhe për të frymëzuar brezat e rinj drejt profesioneve teknike.
Përmes fushatave ndërgjegjësuese, takimeve dhe prezantimit të inovacioneve të fundit të krijuara nga gra inxhiniere, kjo ditë dëshmon se inxhinieria ka nevojë për mendjet e tyre të ndritura për të ecur përpara.







