Nën hijen e së kaluarës dhe me sytë drejt së ardhmes, paqeruajtësit vijojnë misione të ndryshme, për një botë më të drejtë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme.
Sot në të gjithë botën, mbi 68.000 burra dhe gra civilë, ushtarakë dhe policë, shërbejnë në 11 misione paqeruajtëse të OKB-së, duke u përballur me sfida të ndërlikuara, nga krizat humanitare dhe konfliktet e armatosura e deri te ndikimet e ndërlidhura të ndryshimeve klimatike dhe paqëndrueshmërisë politike.
Deri më sot, mbi 4.400 paqeruajtës kanë humbur jetën në shërbim të paqes, përfshirë 57 vetëm gjatë vitit 2024. Kjo është edhe një ditë reflektimi për dhimbjen dhe sakrificën që përballen familjet e tyre, që shpesh mbeten në hije, por që ndajnë të njëjtin barrë.
Këtë vit “Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve”, vjen me temën “E ardhmja e paqeruajtjes”, një temë që jo vetëm nderon kontributet e së kaluarës, por hedh dritë mbi sfidat dhe nevojat e reja që kërkojnë angazhim të përbashkët në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar. E ardhmja në paqe, varet nga vullneti dhe bashkëpunimi i të gjithëve, nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare, komunitetet vendore dhe secilit prej nesh. Sepse, paqja nuk është thjesht mungesë lufte, është një angazhim i përbashkët për drejtësi, dinjitet dhe jetë më të mirë për të gjithë.







