Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia CoViD-19, pothuajse të gjitha aktivitetet kulturore e shoqërore kanë ndryshuar formatin, për të respektuar masat anti-covid. Megjithatë, me ndihmën e teknologjisë shumë ngjarje janë zhvilluar online, duke krijuar mundësinë për të qenë në hap me aktivitetet më të reja kulturore. Me datën 28 janar, nga ora 16:00 në kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren, do të shfaqen tre filma të regjisorit, Doki Qerimi. Filmat janë të metrazhit të shkurtër dhe trajtojnë tema të ndryshme shoqërore. Filmat që do të shfaqen janë: ‘Engjulli’, ‘Rrota’ dhe ‘Implosion’.
Aktiviteti do të zhvillohet duke respektuar masat anti-covid dhe pas shfaqjes të filmave, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur. Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.