Aktivitetet kulturore në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” të qytetit të Pejës po shtohen dita ditës. Vetëm tre ditë pas ‘Natës së filmit dhe librit në Pejë’, programi artistik i kësaj kinemaje do të pasurohet edhe me ngjarjen tjetër “Nata e Poezisë”, ku theks të veçantë do ti kushtohet poezisë dhe recitimit.
Publiku i qytetit të Pejës do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër performancën e recitimit të Aurela Kadriut, e cila për këtë natë ka zgjedhur poezi personale dhe të koleksionuara të cilat do ti prezentojë në skenën e Kino “Jusuf Gërvalla”.
Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon.
“Nata e Poezisë” është paraparë të mbahet më datën 15 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00