Sonte (23 maj) në Kino Armata, organizohet mbrëmje e veçantë me muzikë salloni, muzikë e Berlinit nga viti 1920, nga ora 20:00. Ansambli “Femmes Fatales” do të ofroj një kombinim të muzikës së filmit ‘The Great Gatsby’ dhe ‘Babylon Berlin’. Mbrëmja në fjalë organizohet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, nga bendi muzikor “Femmes Fatales”, nga Kino Armata si dhe nga ‘Tage der deutschen Sprache Kosovo’.
Për të interesuarit hyrja është falas, mirëpo vendet janë të limituara.