“Faites de la musique” (Bëni Muzikë), me këtë slogan nisi për herë të parë në Paris, shënimi i ‘Ditës Botërore të Muzikës’, që shënohet me datën 21 qershor, që nga viti 1982.
‘Dita Botërore e Muzikës’ është e rëndësishme, sepse nxjerrë në pah talentet muzikorë vendase dhe promovon diversitetin muzikor anembanë botës. Për nder të kësaj dite, që nga viti 1982 më shumë se 1 mijë qytete kanë mbajtur festivale, koncerte dhe shfaqje spontane në rrugë. Përfitimet e dëgjimit të muzikës janë të shumta. Sipas psikologëve muzika redukton stresin, rrit disponimin, ju ndihmon të keni memorie më të mirë dhe të bëni gjumë më të rehatshëm.
‘Dita Botërore e Muzikës’ është një mundësi për të vlerësuar muzikën në të gjitha format e saj, si një urë lidhëse në mes të komuniteteve në gjithë botën.