Kosova njihet si një vend shumetnik, me një shoqëri të hapur që përqafon diversitetin e saj etnik dhe kulturor, ku organizata të shumta dhe individë punojnë në largimin e paragjykimeve dhe stereotipave midis etnive të ndryshme, që jetojnë aty.
Për të kuptuar se si duhet të veprojmë që të kemi një të ardhme edhe më të ndritur për të gjithë?, – Radio KFOR-i foli me një grua që punon në këtë drejtim me vite të tëra, është kjo koordinatorja e programit të GAIA-së në Mitrovicë, Mevlude Skuroshi, e cila tha: “Për një të ardhme më të mirë për të gjithë unë mendoj se duhet të jemi kurioz për të mësuar për tjetrin më shumë, pastaj me taku njëri-tjetrin, të parashtrohen pyetje pa paragjykime dhe të pranohet edhe mendimi i tjetrit. Nuk është e thjeshtë, nuk ka formulë. Mendoj se duhet të jetë përpjekje kolektive.”
Përveç zonjës Mevlude, Radio KFOR-i kontaktoi edhe zonjën Nevenka Rikalo, nga organizata joqeveritare “Ruka ruci”, e cila theksoi: “Respektimi i të drejtave të njeriut, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme midis grave sipërmarrëse të kombësive të ndryshme, do të zgjeronin biznesin e tyre, do të promovonin tolerancën dhe ndërtimin e paqes. Gjithashtu, iniciativat e aktiviteteve ndëretnike të destinuara për të rinjtë, të tilla si ngjarje sportive, koncerte dhe aktivitete të tjera stimuluese dhe ndërvepruese ndër-kulturore, duhet të zhvillohen dhe të mbështeten.”
Duke pranuar dhe respektuar diversitetin etnik dhe kulturor, ne krijojmë një shoqëri të përparuar!