Miqësia shihet si një nga lidhjet më të forta dhe më të sinqerta që kontribuon në mirëqenien emocionale dhe sociale të njerëzve. Muaji shtator njihet edhe si ‘Muaj i Miqësisë’, ndërsa data 15 shtator shënohet si një ditë e veçantë për të reflektuar mbi rëndësinë e miqësisë në jetën tonë të përditshme.
Gjatë këtij muaji, mirëpo posaçërisht në këtë datë, organizata të ndryshme, shkolla dhe komunitete ftojnë të gjithë që të vlerësojnë dhe të forcojnë marrëdhëniet e tyre me miqtë, duke promovuar solidaritetin, respektin dhe mbështetjen e ndërsjellë. Një fjalë e mirë, një takim i thjeshtë apo një gjest kujdesi, mund të ketë ndikim të madh në forcimin e lidhjeve miqësore.
‘Muaj i Miqësisë’ na kujton se miqtë janë pasuria më e çmuar, që mbartim gjatë jetës, duke na bërë më të fortë dhe më të lumtur.







