Falë organizimit të Rockuzinës, koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete dhe përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock dhe heavy metal, për here të dytë do të mbahet edhe në Prishtinë, më 15 qershor 2019, nga ora 17:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.
Gjatë këtij koncerti do të performojnë Eugent Bushpepa, Jericho, Sunchair nga Dusseldorf, Harmed nga Budapest si dhe bendet Land of Confusion, 4×4, Frisson, Krieg, Sotap dhe Shlem. Metal United World Wide (MUWW) ka filluar të organizohet që nga viti 2014 në Australi, ndërsa nga viti 2018, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njëjtë, në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuar me të njëjtin flamur.