Përgjatë stinës së verës, kur fëmijët janë në pushime verore, përveç pushimeve të kaluara me prindër, pjesën tjetër të tyre, mund ta shfrytëzojnë edhe në kampe të ndryshme që po organizohen në vend, në mënyrë që të qëndrojnë aktiv dhe të shëndetshëm.
Një ndër këto kampe, është edhe Kampi Veror “Lazdrohu në Fermë”, të cilët do të realizojnë aktivitete për fëmijë edhe gjatë verës. Më shumë detaje rreth përmbajtjes së këtij kampi veror, na ofroi për Radio KFOR-in, z. Rinor Zeka: “Kampi ynë veror është një destinacion i veçantë për fëmijët që dëshirojnë të kalojnë një verë plot argëtim, edukim dhe aventura në natyrë. Kampi ofron një sërë aktivitetesh emocionuese dhe edukative që lidhen ngushtë me natyrën dhe jetën në fermë, ku aty ne përfshijmë: Kohën në Natyrë dhe Ferma, Ndërveprimin me kafshët e fermës, Eksplorimin e fermave dhe mësimin rreth bujqësisë dhe kujdesit për kafshët. Ndërsa, aktivitetet e ujit përfshijnë: Notin në pishinën e fermës, lojëra ujore dhe argëtuese për freskim gjatë ditëve të nxehta, por do të organizojmë edhe sport dhe rekreacion, që përfshijnë: Kayak dhe SUP (Stand Up Paddle – Pedalim duke qëndruar në këmbë) në liqenin Batllava, lojëra me top dhe sporte të ndryshme, mësim të vozitjes me biçikletë, rollera, skateboard dhe shëtitje në natyrë. Nuk e lëmë anash as arsimimin dhe kreativitet që përfshijnë: aktivitetet artizanale dhe krijuese, sesione edukative mbi natyrën dhe mjedisin, argëtim dhe lojëra sociale dhe bashkëpunuese, eksplorim në kopsht dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme argëtuese, etj. Kampi ynë është i dizajnuar për të ofruar një përvojë të plotë, duke kombinuar edukimin me argëtimin dhe zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve.”
Kampi veror “Lazdrohu në Fermë”, fton të gjithë fëmijët që të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve, për një verë të paharrueshme.







