Librat pa dyshim që janë shoqëruesit më të mirë, si dhe ndihmesa me e madhe për fëmijët që nëpërmes tyre të mësojnë gjëra të ndryshme, duke u ofruar një perspektivë për dallimet tona, kulturat e ndryshme, për të përqafuar veçantitë e të gjitha qenieve njerëzore, duke rrënjosur në ta dashurinë dhe respektin e ndërsjellë për të gjithë njerëzit, pavarësisht dallimeve tona. Një studim i vitit 2016, i publikuar në ‘Early Childhood Research Quarterly’, zbuloi se parashkollorët që mësojnë mbi empatinë kanë aftësi më të mira sociale dhe më pak probleme të sjelljes në të ardhmen. Prandaj, libra të panumërt për fëmijë ofrojnë mësime dhe shembuj të bukur për miqësinë, mirësinë dhe empatinë ndaj njëri-tjetrit.
Më poshtë, sjellim disa nga librat që përmes ngjarjeve që shtjellojnë u mësojnë më të vegjëlve vlerat e lartpërmendura:
-‘The Big Umbrella’, ky libër i këndshëm nga Amy Bates, trajton temat e pranimit të njëri-tjetrit dhe tolerancës.
-‘Harry the Happy Mouse’, një nga librat më të shitur për fëmijë, në gjithë botën, flet për mirësinë dhe dashurinë që duhet të kemi për njëri-tjetrin.
– ‘Wonder’, nga autori R. J. Palacio është historia e paharrueshme e August Pullman, një djalë i zakonshëm me një fytyrë të jashtëzakonshme. Me mbi 5 milionë kopje të shitura, ‘Wonder’ është një lexim që ndryshon jetën dhe ka frymëzuar mirësi dhe empati tek lexues të panumërt.
– ‘Listening with My Heart’, ky libër mëson fëmijët se duhet t’i trajtojmë të tjerët, ashtu siç do të donim të trajtohemi nga të tjerët.
– ‘You, Me and Empathy’, ky libër synon të ndihmojë fëmijët të zhvillojnë aftësi, si: ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, shkruar nga Jayneen Sanders.