Gjatë fundjavës janë zhvilluar dy çerekfinalet e fundit të Euro 2020, ku janë mësuar emrat e gjysmëfinalistëve.
Danimarka ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, ndërsa Anglia mposhti Ukrainën thellë 4-0 duke kaluar të dyja në gjysmëfinale të Euro 2020. Këto dy kombëtare i bashkohen dy kombëtareve tjera të njohura, Italisë dhe Spanjes.
Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës dhe do të zhvillohet më 6 korrik nga ora 21:00.
Gjysmëfinalja e dytë në mes të Anglisë dhe Danimarkës dhe do të zhvillohet më 7 korrik, po ashtu nga ora 21:00.
Të dy gjysmëfinalet janë të paraparë të zhvillohen në stadiumin Wembley të Londrës në Angli.