Pandemia e shkaktuar nga ‘CoViD-19’, ka prekur pothuajse çdo cep të botës, duke infektuar qindra njerëz, madje nga ky virus kanë humbur jetën shumë njerëz, kryesisht të moshuar të cilët nuk arritën të fitojnë betejën me virusin. Globalisht deri me datën 23 shtator, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH),janë konfirmuar mbi 31 milion raste të prekura me ‘CoViD-19’ në botë, duke përfshirë mbi 100 mijë vdekje. Aktualisht Amerika, India dhe Brazili, janë vendet që kryesojnë me më së shumti persona të infektuar në botë. Megjithatë, në këtë situatë pandemie, disa shtete të botës kanë arritur të menaxhojnë më mire situatën në vendet e tyre. Ndoshta historia më e suksesshme në menaxhimin e situatës me ‘CoViD-19’, është Zelanda e Re, që krijoi një plan për të eliminuar plotësisht virusin nga territori i saj. Sigurisht për suksesin e Zelandës së Re, pjesë e suksesit ishin qytetarët të cilët treguan vigjilencë dhe kujdes maksimal duke mbrojtur vetën dhe të tjerët dhe duke ndjekur me kujdes çdo rekomandim që erdhi nga qeveria e Zelandës së Re.
Gjermania edhe pse ende ka qindra raste në ditë, ka arritur të ulë dukshëm numrin e vdekjeve në vend, duke marrë parasysh hapësirën e këtij vendi. Kancelaria gjermane Angela Merkel, iu drejtua popullit gjerman në televizionin nacional, duke treguar seriozitetin e virusit dhe duke arritur të depërtojë dukshëm në mendjet e njerëzve dhe t’i bind ata që me të vërtetë të kujdesen. Kjo qasje publike e Kancelares Merkel, ndikoi që njerëzit të vetëdijesohen edhe më shumë. Vende të tjera që arritën të menaxhojnë me kujdes situatën ishin edhe vendet skandinave, që renditen në vendet me raste më të vogla të personave të infektuar me këtë virus, për shkak të planeve konkrete dhe masave anti-kovid.
Pandemia ‘CoViD-19’, padyshim është një nga betejat kryesore që po rrezikon botën aktualisht, por duke qenë të qetë, të kujdesshëm dhe të vendosur bashkërisht, do të arrijmë të fitojmë këtë betejë globale duke ruajtur vetën, familjet dhe miqtë tanë, gjithmonë duke zbatuar tri rregullat anti-kovid, mbajtjen e maskës, higjienës dhe mbajtjen e distancës.