Mbrëmë ka përfunduar rrugëtimin Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Prishtinës–PriFest.
I nisur më 17 korrik, në edicionin jubilar, PriFilmFest pati një javë të mbushur me aktivitete, filma, punëtori, debate dhe shumë ahengje të natës së vonë.
Në natën finale të edicionit të 10-të të PriFilmFest, u ndanë edhe çmimet e festivalit.
Çmimi kryesor shkoi në Bosnjë e Hercegovinë, përkatësisht për filmin “Men don’t cry”, me regji të Alen Drljevi, i cili rrëmbeu çmimin “Filmi më i mirë i Ballkanit”.
Ndërsa më poshtë po ua listojmë çmimet e tjerat të PriFilmFest 2018:
Çmimi “Vanessa Redgrave Best Pitch” shkon për “The Walnut Tree”, me regji të Feysal Soyal
Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Audio Post-produksion’ është “Money for a funeral”, Bullgari
Fituesi i çmimit për gradim të ngjyrave është “Looking for Venera”, Kosovë
Juria e pavarur e Studentëve (për filmat e metrazhit të mesëm)
Juria e pavarur e studentëve të Kosovës në programin e filmave të metrazhit të mesëm shpall fitues filmin “Mary”, Kroaci
Juria FIPRESCI
Fituesi i zgjedhur nga juria FIPRESCI për filmin më të mirë ballkanit është filmi “Directions”, Bullgari, me regji të Stefan Kumandarev
Juria e mediave:
Fituesi i zgjedhur nga juria e mediave për këtë edicioni të PriFest-it është filmi “Anchor and Hope”, Spanjë, Angli.
Programi i filmave studentorë:
Filmi fitues i zgjedhur nga programi i filmave studentorë shpallet filmi “Dielli”, Kosovë/Itali, nga Mjellma Istrefi.