“Me një biçikletë s’vjen vera…”, ky është aktivteti që do të mbahet këtë të diel, më 14 qershor dhe që ka për qëllim promovimin e biçikletës si mjet transporti në të mirë të shëndetit të njeriut dhe të ambientit. Për këtë aktivitet Radio KFOR-i ka kontaktuar me menaxheren e projekitit, Urtina Mehmeti, e cila na shpalosi më shumë detaje: “Në kuadër të projektit “Çiklo Sigurt”, këtë radhë ne kemi organizuar aktivititetin “Me një biçikletë s’vjen vera…”, ku kemi planifikuar që të udhëtojmë me biçikleta nga Prishtina deri tek Liqeni i Badovcit, ku do ti përshkojmë rreth 50 kilometra gjatësi rrugore – në të dyja drejtimet. Në qoftë se në këtë kohë pandemie kemi mësuar diçka, është se kemi parë ndryshime në të gjitha qytete e Kosovës: mjedisi ka qenë më i pastër, ajri po ashtu nga limitimet e udhëtimeve me vetura. Andaj i bëjmë thirrje që sa më shumë njerëz të na bashkangjiten dhe i informojmë që përgjatë rrugës do të kemi ndalesa, ndërsa do të na shoqërojnë edhe Policia e Kosovës dhe ambulanca. Përveç çiklizmit do të socialozohemi ku pasi të arrijmë në pikën synuese, ne do të zhvillojmë edhe një diskutim, ku secili pjesëmarrës ka mundëi me i tregu sfidat e çiklizmit të cilat ne do t’ua drejtojmë komunave përkatëse.”
Vend takimi për biçiklistët është sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, me fillim nga ora 10:30, ndërsa për të interesuarit që nuk kanë biçikletë, por kanë dëshirë të jenë pjesëmarrës, kanë mundësi me marr një biçikletë me qera, duke shkruar paraprakisht në email: rakovicaberat@gmail.com