Çdo vit me datën 4 shkurt, shënohet ‘Dita Botërore e Kancerit’, një ngjarje kjo ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë veprime për parandalimin, trajtimin dhe mbështetje për ata që janë të prekur nga kanceri. Kjo ditë ka gjithashtu si qëllim të angazhojë individë, komunitete dhe qeveri, për të luftuar kundër kancerit dhe për të promovuar edukimin dhe qasjen në trajtime dhe shërbime shëndetësore.
Përmes fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme, kjo ditë kërkon të edukojë njerëzit për rrezikun e kancerit dhe të promovojë praktika të shëndetshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Tema e këtij viti është “Closer to Zero” (Më afër zeros) – një thirrje kjo për të arritur një botë me zero vdekje nga kanceri dhe zero pabarazi në qasjen ndaj trajtimeve. Dita e sotme është një mundësi për të folur dhe për të ndihmuar ata që janë të prekur nga kjo sëmundje si dhe për të mbështetur kërkimin e zhvillimin e trajtimeve të reja.