Për nder të festave të fundvitit Komuna e Gjilanit do të vazhdoj edhe sot (25.12.19) me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në “Hendikos”, prej orës 12:00 në Gjilan dhe për fëmijët në OJQ-në “LIRIA”, nga ora 12:30.
Sipas zyrtarëve për informim në këtë Komunë, nga ora 13:00 sot do të shpërndahen dhurata edhe për fëmijët e kategorisë sociale dhe për fëmijët nga komunitetet tjera, në Shtëpinë e Rinisë në Gjilan dhe në po të njëjtën kohë, Komuna e Gjilanit ka organizuar sot edhe një koncert festiv për fëmijë nga “Mollëkuqet”, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.