Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit, ku përfshihen statistikat mbi sigurinë në trafik, arrestimet dhe masat ndëshkuese.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me pasoja fatale. Ndërkohë, janë evidentuar 23 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente që kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të ligjit në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 2.376 gjoba trafiku brenda një dite. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 15 persona. Prej tyre, 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë dërguar për vuajtje të dënimit.







