Organizata “Education Innovators Kosovo”, e cila mbështet dhe fuqizon të rinjtë nga komunitete të ndryshme, nga data 9 shkurt e deri më 2 mars 2019, në Mitrovicë, organizon projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe ngritja e kapaciteteve të tyre në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë” .
Projekti në fjalë është mbështetur nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, e cila mundëson falas punëtori për të rinjtë duke ofruar vende trajnim dhe mentorim per inovacion dhe ndërmarrësi, përkrahje financiare për zhvillim e start-up, ide të reja si dhe avancim të aftësive për të rinjtë në fushën e teknologjisë.
Për tu bërë pjesë e këtyre punëtorive dhe trajnimeve mund të klikoni në linkun më poshtëm : eikosovo.com/terinjtedheinovacioni