Sot, më 17 janar, festohet ‘Dita e Filmit Vizatimor Marinari Popeye’, një ngjarje që nderon një nga ikonat më të njohura të botës së animacionit.
Në botën e animacionit, nuk ka ikonë më shumë të lidhur me një ushqim të veçantë, se sa Marinari Popeye me spinaqin. Kjo bëhet e qartë në çdo aventurë të tij, ku forca dhe guximi i tij rriten në mënyrë drastike pas konsumimit të spinaqit. Mesazhi i thjeshtë i personazhit të animuar Popeye, por edhe i fuqishëm, se një zgjedhje e drejtë ushqimore mund të sjellë fuqi dhe aftësi të jashtëzakonshme, ka bërë që shumë shikues të ndjehen të motivuar dhe frymëzuar nga ky film vizatimor.
Fuqia e spinaqit ka ndikuar edhe në diskursin shoqëror rreth ushqimit dhe rëndësisë së tij për ushqim të shëndetshëm, për një jetë të shëndetshme.