Kampionia nga Peja, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në garat e xhudos Grand Slamin, që po mbahen në Tel Aviv.
Deri në gjysmëfinale, Majlinda kishte shënuar dy fitore të vështira, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.
Ndër të tjera në këtë njoftim thuhet gjithashtu se, xhudistja Kelmendi, është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit. Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Wurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë. Mirëpo, në gjysmëfinale ajo u mposhtë nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.
Kosovën, në Grand Slamin e kanë përfaqësuar edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, mirëpo ata nuk arritën që të shënojnë fitore.