Nga akrobatët që sfidojnë gravitetin deri te magjistarët që na bëjnë të besojmë në të pamundurën, kjo ditë nderon artistët që na dhurojnë buzëqeshje dhe mahnitje në çdo moshë. Bota pra sot, shënon ‘Ditën Botërore të Cirkut’, kushtuar njërës prej formave më të vjetra dhe më magjepsëse të artit skenik!
Cirku nuk është thjesht argëtim, është një dëshmi e disiplinës së jashtëzakonshme, guximit dhe kreativitetit njerëzor.
Nga Radio KFOR-i sot, ju ftojmë të kujtoni performancën që ju ka lënë pa frymë dhe të vlerësoni artin që bashkon familjet anembanë globit.







