Në ditën e 88-të të vitit, shënohet “Dita Botërore e Pianos”, duke simbolizuar 88 tastet e pianos. Kjo ditë, u themelua nga pianisti dhe kompozitori gjerman Nils Frahm dhe është një mundësi e mirë për të nderuar shpikësit e këtij instrumenti të mrekullueshëm, rolin e tij të rëndësishëm në muzikë dhe të gjithë pianistët.
Pianoja ka qenë një element thelbësor në muzikë për shekuj me radhë, duke shërbyer si mjet shprehës për kompozitorë dhe muzikantë nga zhanre të ndryshme dhe ky instrument vazhdon të frymëzojë artistë e art dashes në mbarë botën.
Në këtë ditë, muzikantët, shkollat e muzikës dhe organizatat kulturore organizojnë koncerte, masterklasa dhe aktivitete për të nxitur dashurinë për pianon, duke na kujtuar fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe për të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë.







