Pas një dite të lodhshme të punës dhe angazhimeve të shumta ditore, një mbrëmje relaksuese e shoqëruar me tinguj të lehtë të muzikës, do të ishte e mirëseardhur për secilin prej nesh.
Pikërisht, relaksim dhe argëtim sjellim tek ju çdo mbrëmje, nga e hëna në të premten, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, me emisionin e mbrëmjes ‘M.E.N.Y’.
Menyja e këtij emisioni ndryshon çdo ditë. Përgjatë tri orëve, tek dëgjuesit ofrojmë tema nga më të ndryshmet, të cilat më pas i diskutojmë bashkërisht. Këto tema janë edhe edukuese, si dhe shpeshherë synojnë të ngritin vetëdijen e dëgjuesve për fenomene të shumta me të cilat përballemi si shoqëri. Këtë emision akoma më të veçantë e bëjnë përgjigjet kreative të qindra dëgjuesve, të cilët janë pjesë e pandashme e këtij emisioni.
Emisioni i mbrëmjes në Radio KFOR, çdo ditë tërheq dëgjues të rinj, të cilët secilën herë janë më kureshtarë për temat që ne kemi zgjedhur për t’i trajtuar bashkë me ta.
Të gjithë dëgjuesit mund të inkuadrohen në emisionin e mbrëmjes ‘M.E.N.Y’, duke dërguar porosi në numrin 049 950 950, i njëjti edhe në ‘Viber’. Po ashtu, dëgjuesit tanë mund të bëhen pjesë e ‘M.E.N.Y’-s çdo mbrëmje edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Instagram ‘radiokforshqip’ dhe në Facebook, në faqen zyrtare ‘Radio KFOR 90.2 Shqip’, apo edhe përmes grupit ‘Radio K4 Shqip 90.2 FM’, që numëron dhjetëra mijëra ndjekës në Facebook. Po ashtu, mos harroni që Radio KFOR-in përveç frekuencave nacionale 90.2 FM dhe frekuencave të shumta lokale, mund ta dëgjoni edhe në Aplikacionin Mobile ‘Radio K4’, i qasshëm në Android edhe iOs.