Dëgjues të dashur, në këtë kohë kur pothuajse të gjithë keni telefona të mençur apo edhe foto-aparate të ndryshme, me shumë lehtësi mund të bëheni pjesë e lojës sonë shpërblyese.
E gjitha çfarë ju duhet është kreativiteti, që mendojmë se nuk do t’ju mungojë!
“K4 Like Video” i mirëpret të gjitha ato video të cilat brenda saj përçojnë një mesazh edukativ, një mesazh që brenda saj ka vet dashurinë, duke performuar ndonjë instrument muzikor, duke vallëzuar apo edhe duke treguar ndonjë talent tuajin.
Videot më të mira do të përzgjidhen nga juria e Radio KFOR-it dhe do të publikohen në faqen zyrtare të Facebook-ut, në Radio KFOR 90.2 Shqip.
Videot të cilat përdorin apo përmbajnë fyerje në baza kombëtare, fetare, gjinore dhe përdorin fjalë të pahijshme nuk do të merren parasysh nga juria e Radio KFOR-it. Vetëm ato video që janë edukative do të publikohen në faqen zyrtare të radios, ku pastaj vet dëgjuesit do të kenë mundësi të zgjedhin videot më të mira duke i pëlqyer ato.
Tri videot më të mira do të shpërblehen me këto çmime:
Çmimi i tretë, do të fitoj një orë të mençur
Çmimi i dyte do të fitoj një tablet
Çmimi i parë, me më së shumti pëlqime nga ju, do të fitojë një telefon të mençur!!!
Mos harroni nga 3 deri më 16 shtator, na dergoni në k4like@radiokfor.com videot më të veçanta dhe më argëtuese për tu bërë fitues të çmimeve fantastike që ofron RADIO K4.
Mos e humbisni këtë mundësi!!!