Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme që po organizohen gjatë muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, nesër (27.10.2018) në Qendrën e Kulturës në Ferizaj, do të mbahet një ligjeratë për ndërgjegjësimin e popullatës rreth kësaj sëmundjeje.
Ligjërues do të jenë: mjeku obstetër- gjinekologu Dardan Baftiu dhe nutricionistja e njohur Diola Dosti Baftiu, ndërsa rreth përmbajtjes së kësaj ligjërate, Radio KFOR-i mësoi më shumë detaje nga vet nutricionistja, Diola Doli Baftiu:
“Kjo është hera e dytë që mbaj ligjeratë të tillë në qytetin e Ferizajt, vetëm e vetëm që vajzat dhe gratë tona t’i pajisim me sa më shumë informacione rreth kësaj sëmundjeje që ka kapluar gjithë botën e padyshim edhe Kosovën. Do të flasim për shkaqet e kësaj sëmunjdeje, me theks të veçantë për zingjirin kancer-ushqimeve, që lidhen ngushtë njëra me tjetrën.”
Vlen theksuar se ligjëratat janë falas dhe dyert janë të hapura për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë më shumë njohuri për këtë çështje.