Kur e mendojmë se çfarë të lexojmë gjatë pushimeve dimërore, të ndikuar nga kushtet atmosferike dhe të ftohtit, sigurisht që mendja na shkon tek libra që na ‘ngrohin’ përmes përmbajtjes. Që mbrëmjet dimërore t’i keni më relaksuese, Radio KFOR-i ju sjell një listë të librave, që rekomandohen të lexohen gjatë pushimeve dimërore dhe padyshim që në mesin e tyre do të gjeni edhe shijen tuaj, sa i përket zhanrit.
– “Christmas Carol” nga Charles Dickens, është historia që e gjeni pothuajse në të gjitha listat rekomanduese për libra që duhet lexuar gjatë pushimeve. Një libër klasik, i shkëlqyeshëm dhe që të bënë me humor sapo të fillosh leximin në faqet e para.
– “Midwinter Murder” nga Agatha Christie. Nëse jeni të pasionuar pas mistereve që kanë ndodhur në stinë të dimrit, “Midwinter Murder” është libri ideal për ju, gjatë pushimeve dimërore.
– “Little Women” nga Louisa May Alcott. Festat e fund vitit, janë kohë për familjen, kohë që kalojmë së bashku me anëtarët e familjes dhe “Little Women” është libër që mishëron këtë. Një roman që shtjellohet pikërisht gjatë stinës së dimrit dhe një libër që përshkruan bukur një dimër me dëborë.
– “Frankenstein” nga Mary Shelley, mbetet edhe më tutje një prej novela më të pëlqyera, për t’u lexuar në dimër. Dhe për këtë, ka një arsye: “Frankenstein” fillon dhe përfundon në një mjedis të ftohtë, të izoluar dhe të akullt.
– “Northern Lights” nga Philip Pullman. Derisa bora bie jashtë dhe bënë shumë ftohtë, të ulur pran zjarrit do të shijonim shumë librin që na çon në veri të planetit. Mjedisi arktik, i cili zë pjesën më të madhe të librit, e bënë “Northern Lights” , një prej librave më të rekomanduar për t’u lexuar gjatë dimrit.
Veç këtyre, në listën e librave që rekomandohen të lexohen gjatë dimrit, janë qindra e mijëra tituj. Edhe nëse librat e lartshënuar, mund të mos jenë shija juaj, thjesht shkoni në bibliotekën më të afërt dhe merrini librin që ju doni ta lexoni, e rëndësishme është të lexojmë sepse “Leximi na bën të plotë, mësimet na bëjnë të gatshëm, ndërsa të shkruarit na bën të saktë.”