Arratisja nga rutina e zhurmshme dhe rigjetja e qetësisë nën hijen e pemëve është kthyer në kryefjalën e ditës për mijëra njerëz globalisht. Si një traditë e dashur në mbarë botën ‘Dita Ndërkombëtare e Pikniku’, vjen si një ftesë e hapur për të lënë pas stresin e përditshëm dhe për të shijuar natyrën në shoqërinë e familjes apo miqve.
Parqet, zonat malore dhe liqenet janë populluar nga qytetarët, të cilët kanë zgjedhur të ndajnë ushqim, biseda dhe lojëra në ambient të hapur, duke krijuar kujtime të bukura. Kjo traditë vlerësohet si një nga mënyrat më të mira për të rindërtuar lidhjen tonë me natyrën dhe për të kaluar kohë cilësore me njerëzit e dashur.
Megjithatë, përtej argëtimit dhe relaksit, ky organizim mban edhe një mesazh të rëndësishëm ekologjik. Gjatë aktiviteteve po bëhet thirrje e vazhdueshme për kujdes ndaj mjedisit, duke nxitur çdo pjesëmarrës të mbajë pastër hapësirat publike dhe të respektojë gjelbërimin, si një dëshmi e gëzimit që na falin gjërat e thjeshta.







