Aksion pastrimi, diskutim i hapur me nxënës mbi tema mjedisore, lojëra, debat dhe argëtim, janë këto vetëm disa nga aktivitetet që do ta përbëjnë festivalin “Lake Festival”, i cili do të mbahet me datën 08.12.2018, nga ora 11:00 deri në ora 14:00 (Ditën e shtune) në Badovc.
Ky festival organizohet në kuadër të projektit “Improved Waste Management for Improved Water and Environment Protection”, nga “Let’s Do It Kosova”.
Për qëllimin e realizimit të këtij festivali, për Radio KFOR-in foli drejtori ekzekutiv i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj:
“Qëllimi i realizimit të këtij festivali, ashtu siç është edhe misioni i organizatës sonë, është promovimi mbi rëndësinë e kujdesit ndaj ujërave si dhe rritjen e kujdesit ndaj biodiversitetit të ekosistemit ujor”.
Një autobus pa pagesë do të bëjë transportin e të gjithë të interesuarve që duan të jenë pjesë e festivalit. Autobusi do të vendoset afër “Hotel Grand” në ora 09:30 dhe do të niset në ora 10:00 për në Badovc.
‘Let’s Do It’, i fton të gjithë që t’i bashkohen këtoj eventi në mënyrë që të bëhemi zë sa më i fuqishëm karshi mbrojtjes së pasurive tona natyrore jetike.