Më shumë se 2 miliardë njerëz në botë, nuk kanë qasje të sigurt në ujë të pijshëm, duke i pamundësuar atyre burimin kryesor të jetës.
‘Java Botërore e Ujit’ është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që i kushtohet menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, zhvillimit global dhe klimës. Kjo javë shënohet çdo vit në fund të gushtit dhe organizohet nga Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm.
Qëllimi i ‘Javës Botërore të Ujit’, ka për qëllim të nxisë veprime konkrete për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e kursimit të ujit.
Një praktikë e thjeshtë që mund ta bëjmë secili prej nesh, është që çdo ditë të kursej ujin, të mbyll rubinetin gjatë larjes së dhëmbëve apo të ndal rubinetin që pikon, pasi që kjo e fundit mund të shpërdorojë minimum 15 deri në 20 litra ujë në ditë. Tema me të cilën sivjet shënohet ‘Java Botërore e Ujit’, është “Ujë për Paqe dhe Zhvillim”, një kujtesë e fuqishme për lidhjen që ekziston mes ujit, stabilitetit social dhe mirëqenies globale.







