Në një kohë kur kërkesa për energji elektrike po rritet dhe çmimet po vazhdojnë të ndikojnë buxhetet familjare, kursimi i rrymës nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe sistemit energjetik të vendit. Edhe në Kosovë, ku dimrat janë të ftohtë dhe përdorimi i ngrohjes elektrike është i lartë, çdo kursim bën diferencën.
Disa mënyra praktike për të kursyer rrymën në shtëpi janë:
- Përdorimi i ndriçimit LED;
Llambat LED shpenzojnë deri në 80% më pak energji sesa llambat tradicionale dhe zgjasin shumë më gjatë. Edhe ndërrimi gradual i llambave nëpër shtëpi mund të ketë ndikim të madh në faturë.
- Shkëputni pajisjet kur nuk i përdorni;
Shumë pajisje si televizorët, karikuesit apo kompjuterët vazhdojnë të konsumojnë energji edhe kur nuk përdoren.
- Përdorni lavatriçen dhe enëlarësen në mënyrë efikase;
Aktivizoni pajisjet vetëm kur janë plot dhe zgjidhni programet me temperaturë të ulët. Kjo redukton ndjeshëm konsumin e energjisë. Gjithashtu, lani rrobat dhe enët pas orës 10:00 të mbrëmjes me tarifa më të lira.
- Investoni në pajisje me efikasitet energjetik;
Kur blini pajisje të reja, kontrolloni etiketën energjetike. Pajisjet me klasë A, A+ ose më të lartë, konsumojnë shumë më pak energji. Një nga mënyrat më të lehta po ashtu është të fikni dritat sa herë që nuk i përdorni, një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të kursyer energjinë elektrike çdo ditë.







