Fillimi i këtij viti e gjeti Kosovën duke u përballur me ndërprerje të kohëpaskohshme të furnizimit me energji elektrike, kjo si pasojë e mbingarkesave të sistemit elektro-energjetik dhe rritjes së konsumit.
Por, siç kuptuam nga zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, z. Viktor Buzhala, gjendja aktuale me furnizim me energji elektrike është stabile: “Situata aktuale është stabile, pa ndërprerje. Pra, çdo gjë po ecën sipas parashikimeve tona dhe bilancit elektro-energjetik të paraparë më herët. Ne presim që edhe në ditët në vijim situata të vazhdojë e njëjtë.”
Për të pasur furnizim afatgjatë me energji elektrike, vazhdoni kurseni energjinë elektrike dhe shfrytëzojeni atë në mënyrë racionale.