Ne jetojmë në një botë të mbushur me vende dhe kultura që posedojnë tradita interesante dhe të çuditshme. Dhënia e dhuratave është një nga praktikat më të vjetra njerëzore dhe është e përhapur ngadalë me kalimin e viteve përmes rregullave, traditave, zakoneve dhe kufizimeve të pashkruara, varësisht nga vendi. Dhurata mund të jetë një fushë e ndërlikuar, veçanërisht nëse nuk doni të ofendoni askënd dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu për të ndihmuar. Në vijim Radio KFOR-i, ju sjellë kuptimet e dhuratave në vende të ndryshme të botës:
– Në Britani të Madhe – Një dhuratë e mirë në këtë vend cilësohen biletat e lotarisë, të cilat blihen dhe shkëmbehen më shumë se sa kudo tjetër në botë.
– Në Kinë – Simbolet me numrin katër, nuk duhet të dhurohen në Kinë, çdo gjë që ka të bëjë me numrin katër sjell ters dhe konsiderohet një ogur i keq, pasi në kinezisht tingëllon ngjashëm me fjalën “vdekje”.
Sidoqoftë, ditëlindjet nuk festohen zyrtarisht atje, derisa të mbushin 60 vjeç. Në Kinë, mos i jepni një ombrellë dikujt, pasi që ajo do të thotë që dëshironi që marrëdhënia e tyre të marrë fund. Gjithashtu shmangni dhënien e një kapele jeshile, pasi që ato dhurata komunikojnë mesazh vërtet miqësorë se partneri juaj po ju mashtron.
– Në Indi – Ndërsa duart e majta konsiderohen të papastra në kulturën indiane, dhurimi i dhuratave duhet të bëhet patjetër me dorën e djathtë ose konsiderohet si ofendim.
– Në Japoni – Ka tradita të vazhdueshme kur bëhet fjalë për rregullat e mirësjelljes në Japoni, atje dita e Shën Valentinit festohet dy herë në vit. Me datën 14 shkurt, gratë ju dhurojnë çokollata meshkujve, ndërsa një muaj më pas, më 14 mars, burrat pritet të kthejnë trefish vlerën e dhuratave të pranuara nga gratë. Përderisa në Ballkan, Evropë dhe në Sh.B.A., një bimë kaktusi do të konsiderohej një dhuratë e bukur që zakonisht shoqërohet me ngrohjet e shtëpive, ky fakt nuk vlen në Japoni. Bima e kaktusit konsiderohet se sjell ters dhe sëmundje, kështu që kaktusin mbane për vete!
– Në Rusi – Vodka mund të duket dhurata më e përshtatshme për një rus, mirëpo shumë prej tyre do ta shihnin atë si një gjest fyes.
– Në Arabi – Në këto vende, marrja e një dhurate nga kushdo, përveç nga miqtë më të afërt, konsiderohet si një turp. Në këto vende burrave, assesi nuk duhet të i dhuroni mëndafsh dhe ari.