Të jesh jashtë duke shijuar motin e ngrohtë, është një nga pjesët më të mira të këtij sezoni. Megjithatë, nëse nuk e mbroni lëkurën tuaj nga dielli, mund të përfundoni duke u djegur.
Përveç djegies nga dielli, ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë edhe dëmtime të pakthyeshme në lëkurë, përfshirë njollat e errëta dhe rrudhat.
Për të parandaluar djegien nga dielli apo të zvogëloni dëmtimin e lëkurës dhe shmangni kancerin e lëkurës, ekspertët na japin disa këshilla, të cilave duhet të ju përmbahemi të gjithë… Aplikoni krem kundër diellit, vendos një kapelë, përdorni syze dielli, shmangeni ekspozimin ndaj diellit në orarin nga 10:00-16:00. Kontrolloni shpesh lëkurën tuaj. Jini të vëmendshëm për ilaçet që rrisin ndjeshmërinë tuaj ndaj diellit. Mbani lëkurë të shëndetshme duke mos pirë duhan, sepse ai dëmton kolagjenin dhe elastinën në lëkurën tuaj. Trajtoni lëkurën tuaj butësisht duke përdorur sapunë të butë dhe hidratues të përditshëm. Kufizoni dushin e nxehtë, pasi kjo mund të heqë vajrat esencialë nga lëkura juaj. Hani një dietë të shëndetshme plot me fruta, perime, drithëra dhe konsumoni ujë. Angazhohuni në aktivitete reduktuese të stresit dhe bëni gjumë të rregullt.







