Prishtina do të mirëpresë ngjarjen më të madhe të vallëzimit latin në rajon, e njohur si “Prishtina Dance Week 2025”, e cila do të mbahet nga data 12 deri më 16 mars. Kjo ngjarje unike që do të organizohet nga “Love and Dance Prishtina”, pritet të mbledhë në kryeqytet valltarë, koreografë dhe entuziastë të vallëzimit nga e gjithë bota, për të festuar artin dhe fuqinë e lëvizjes. Java e vallëzimit do të përfshijë një sërë aktivitetesh të larmishme, duke përfshirë punëtori, performanca dhe festa deri në orët e para të mëngjeseve.
“Prishtina Dance Week 2025” është një mundësi pjesëmarrjeje për të gjithë, qoftë profesionistë të vallëzimit, artistë të rinj apo thjesht adhurues të muzikës dhe ritmit që e pëlqejnë vallëzimin. Ky event do të organizohet në ambientet e “Love and Dance Prishtina”, në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Le të vallëzojmë së bashku dhe ta bëjmë këtë javë një festë të paharrueshme të ritmit dhe unitetit!