Një nga mënyrat më të rëndësishme për të përjetuar më shumë paqe në botë, mund të lidhet me ndërtimin dhe forcimin e familjeve, prandaj Kombet e Bashkuara, në vitin 2001, kanë vendosur që data e sotme 1 janar, të shënojnë “Ditën Globale të Familjes”.
Familjet që janë të shëndetshme në aspektin fizik, emocional dhe ekonomik, janë themelet e komuniteteve që jetojnë në paqe.
Familjet që kanë marrëdhënie të shëndetshme dhe kalojnë kohë efektive së bashku, ofrojnë dashuri, forcë dhe mbështetje për secilin anëtar, krijojnë stabilitet që mund të transferohet në komunitete anembanë botës.