Përfaqësuesi i “Prishtina Music Conference”, Kushtrim Dushi ishte pjesë e një prej paneleve të Konferencës Ndërkombëtare, “Ment Ljubjana-Festival & Conference 2022”.
Në këtë konferencë ku merrnin pjesë shumë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët tash e sa vite janë pjesë e kësaj industrie, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e muzikës, artit e kulturës, me vendet e Ballkanit dhe të Evropës si dhe u diskutua për promovimin e artistëve të rinj.
Duke parë potencialin e Kosovës që mund të ofroj në këtë aspekt, të gjithë pjesëmarrësit ishin dakord që ti bashkohen konferencës së radhës, e cila do të mbahet në Kosovë, me datat 4 dhe 5 nëntor, të këtij viti.
Mbajtja e një aktiviteti të tillë kulturorë, do të jetë një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe të rinjtë e saj!