Situata me Covid-19 në vend, vlerësohet stabile nga profesionistët e mjekësisë dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe duhet përmendur faktin se edhe në muajt e fundit, ka rënie të dukshme të rasteve të personave të prekur me virusin Covid-19.
Sipas të dhënave nga ‘Ministria e Shëndetësisë’, gjatë 24 orëve në Kosovë janë shënuar 3 raste me Covid-19, 6 persona janë shëruar dhe nuk ka raste të vdekjes nga virusi. Sa i përket vaksinimit kundër Covid-19, nga fillimi i vaksinimit e deri më sot, janë administruar mbi 1 milion e 800 mijë doza të vaksinës.