Këtë vikend me datën 23 shkurt, Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK), organizon turneun e parë ndërkombetarë Kosova Fighting Series (KFS), turne ky i domosdoshëm tani kur Kosova është në prag të pranimit nga Federata ‘International Mixed Martial Arts Federation’ (IMMAF).
Në 11 ndeshje, do të luftojnë per çmimet e më të mirëve garues nga Austria, Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Kosova.
Në lidhje me këto gara sportive, President i Arteve Mikse Marciale në Kosovë, Besart Berisha, për Radio KFOR-in tha: “Federata e Arteve Mikse Marciale, që është krijuar në vitin 2019, kemi vendosur që ta sjellim edhe në Kosovë, në qytetin e Pejës me 23 shkurt, në palestrën Karagaqi. Spektakli fillon nga ora 18:00, ndërsa biletat e rregullta janë 5 euro, ato VIP janë 10 euro. Ideja është që kemi sportist individual mjaft të sukseshëm dhe qyetarët me i pa nga afër sportet luftarake. Do të luhen 11 duele, që do të thotë 8 duele do të jenë profesionale, do të përdoren bërrylat dhe gjunjët në kokën e lojëtarit. Driton Bajramaj dhe Fitim Ukeli do të përballen me kundështarë profesional të rangut KFS. Pas këtij turneu pritet edhe pranimi i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare Botërore, që do të thotë ne më pas do të marim pjesë në gara në muajin qershor 2020 dhe shpresojmë se me ia sjellë të paktën një ose dy medalje Kosovës. Në kampionatin botëror do të marrë pjesë edhe unë vet si president dhe do të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën e duhur.”
Ky spektakël sportiv do të mbahet këtë të diele, në palestrën Karagaqi në Pejë, nga ora 18:00.