Kosova do të jetë me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore “Gangwon 2024” për të rinj, ka njoftuar kështu Komiteti Olimpik i Kosovës. Lojërat për të rinj do të mbahen nga data 19 janar, deri më 1 shkurt, në qytetin Gangwon, në Korenë e Jugut.
Lirika Deva dhe Klos Vokshi, do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh, dhe vlen të ceket se të dy të rinjtë janë të kualifikuar me norma olimpike.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 1.900 sportistë, të moshave 15-18 vjeç, ndërsa Kosova është një prej 79 vendeve që do të marr pjesë në këto gara skijimi. Ky është organizimi i katërt i Lojërave Dimërore për të rinj, ndërsa për Kosovën është hera e dytë që merr pjesë, pas debutimit në vitin 2020.